E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 24 oresh 6 te arrestuar ne qarkun e Elbasanit

Ne Qarkun e Elbasanit gjate 24 oreve te fundit jane arrestuar 6 persona. Personat e arrestuar jane identifikuar si autore te kryerjes se veprave te ndryshme penale si vjedhje arme mbajtje pa leje dhe tentative vrasjeje. Nepermjet nje konfernce per shtyp te zedheneses se policise se Elbasanit Valbona Begu gjate fundjaves ne Komisariatin e policise se Gramshit eshte bere i mundur arrestimi ne flagrance i shtetasit Bajram Boja 52-vjec banues ne fshatin Galigate te Komune se Pishajt. Arrestimi i tij u be pasi dyshohej si autor i vjedhjes se linjes elektrike ne fshatin Galigat Gramsh i cili e kishte fshehur percjellesin e rrymes elektrike ne nje kasolle ne afersi te baneses se tij. Gjate kontrollit te ushtruar ne kete kasolle iu gjeten dhe iu sekuestruan ne cilesine e proves materiale rreth 30 kg tel bakri. Nderkaq eshte arrestuar ne flagrance edhe shtetasi Klaudio Plaka 29-vjec banues ne fshatin Gostime te Elbasanit pasi ka kundershtuar dhe fyer punonjesin e policise se rendit publik. Ndersa ne rajonin e Cerrikut eshte bere i mundur ndalimi i shtetasit Xh.M 17-vjec person i shpallur ne kerkim. Ky shtetas ne bashkepunim dhe me 3 shtetas te tjere te cilet dhe ata jane shpallur ne kerkim jane autore te vjedhjes se nje automjeti tip Benz ne pronesi te shtetasit B.K banues ne Cerrik. Gjithashtu eshte bere i mundur kapja e nje tjeter personi te shpallur ne kerkim Florenc Tabaku 23-vjec banues ne lagjen 28 Nentori Elbasan. Tabaku akuzohet per vepren penale Vrasje me dashje e kryer ne bashkepunim e mbetur ne tentative parashikuar nga nenet 76 22 e 25 te Kodit Penal. Shtetasi Florenc Tabaku ne bashkepunim me 3 shtetas te tjere kane tentuar te vrasin me arme zjarri tip pistolete shtetasin K.S per motive banale. Po gjate kesaj fundjave eshte bere i mundur edhe arrestimi i shtetasve Taulant Beti 27-vjec banues ne Elbasan dhe Orient Mehmeti 21-vjec nga Cerriku te cilet akuzohen per vepren penale Armembjatje pa leje. Sipas policise 21-vjecari Orient Mehmeti para nje jave ka kanosur per motive te dobeta me arme zjarri tip pistolete fqinjin e tij.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›