E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga neser akrepat shkojne 60 minuta prapa

Akrepat e ores duke nisur nga ora 0300 e mengjesit te dites se diele do te kthehen 60 minuta prapa. Pra ora 0300 e se dieles 30 Tetor do te behet ora 0200 ku fillon dhe ora e dimrit per vitin 2011 e cila do te zgjase deri te dielen e trete te muajit mars 2012. Ne pjesen me te madhe te Evropes dhe kontinenteve te tjera ndryshimi i ores ndryshon ne fund te tetorit. Ndersa ne vende te ndryshme ky nderrim behet sipas oreve perkatese lokale. Por ne 26 nga vendet e Bashkimit Evropian ora e gjithe zones do te ndryshoje ne te njejtin cast. Kurse ne Greqi nderrimi i ores do te behet ne oren 04.00 e cila shkon ne 03.00. Nderrimi i ores eshte nje procedure qe behet dy here ne vit zyrtarisht me vendim qeverie gjate muajve tetor dhe mars ne javet e fundit te tyre. Qellimi i ndryshimit te ores eshte kursimi i energjise elektrike gjate gjysmes se vitit me qellim shfrytezimin me shume te energjise diellore. Gjate periudhes 30 tetor 2011 deri ne mars 2012 kur te rikthehet ora serish ditet do te jene me te shkurtra deri ne 8 ore ne varesi edhe te motit. Shume njerez kane nevoje te mesohen me ndryshimin e oreve per dite ose jave te tera. Sidomos ne vjeshte per shkak te motit problemi eshte me i madh keshtu qe jepen disa keshilla te vecanta per te ruajtur trupin nga crregullimet qe do sjell ndryshimi i ores me 30 tetor. Keshillat kane te bejne me krijimin e kushteve te pershtatshme per nje gjume te qete jo me pak se 7 ore gjume cdo nate si dhe ushtrime fizike per te dale nga plogeshtia qe peson trupi i njeriut.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›