Alarm nga kanceri i gjirit 500 raste te reja cdo vit

Ne nje aktivitet te organizuar nga klubi i gazetareve te shendetesise ne kuader te fushates sensibilizuese Ne luften kunder kancerit te gjirit u dha alarm per rritje progresive te rasteve te reja qe paraqiten ne spitalet tona. Sipas ish-drejtorit te Shendetit Publik Alban Ylli kanceri i gjirit perben semundjen me serioze dhe eshte nje nga problemet me te rendesishme per shendetin e grave ne vendin tone. Nisur nga te dhenat e spitaleve sipas tij evidentohen 500 raste te reja cdo vit por numri mund te jete edhe me i madh per shkak te mos regjistrimit te semundjes ne zonat rurale. Sipas Yllit tendenca per rritje tashme ne Shqiperi eshte e padiskutueshme. Kjo eshte e provueshme qofte nga te dhenat kombetare te prodhuara nga sherbimi onkologjik qofte nga te dhenat e vleresuara. Jo vetem per arsye te rritjes se moshes mesatare ka gjithmone e me shume vdekje por me shume gjasa mund te kete raste te tjera ne Shqiperi qe vdesin nga kanceri dhe nuk regjistrohen ne sistemin e informacionit. Nderkohe INSTAT vazhdon te prodhoje botime ne te cilat mungon ne menyre specifike kanceri i gjirit. Ketij aktiviteti iu referuan edhe shume mjeke te tjere te fushes te cilet trajtuan semundjen e kancerit te gjirit dhe faktoret e riskut.