Brenda 31 majit, partitë publikojnë llogaritë bankare
Tri ditë pas fillimit të fushatës elektorale, partitë politike duhet të bëjnë publike numrat e llogarive bankare ku do kryhen transaksionet financiare. Ky është rregulli që imponon Kodi i ri Zgjedhor dhe që duhet të zbatohet detyrimisht nga subjektet pjesëmarrëse në procesin elektoral. Sipas ligjit elektoral, dhurimi i fondeve jopublike me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme, të hapur në një bankë nga subjekti zgjedhor. Përgjegjësi i financës së subjektit zgjedhor, jo më vonë se tri ditë nga fillimi i fushatës zgjedhore deklaron numrin e llogarisë bankare të hapur për këtë qëllim. Ky numër i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Sakaq, çdo subjekt zgjedhor duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, miratuar si model me vendim të KQZ-së, shumën e fondeve të përfituara për çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna të tjera që lidhen me identifikimin qartë të dhuruesit. Në çastin e dhurimit, donatori nënshkruan një deklaratë, ku zotohet se ai nuk ndodhet në një nga rrethanat e përcaktuara në konflikt me Kodin Zgjedhor, ku flitet për kriteret e dhuruesit dhe mban përgjegjësi personale për deklarim të rremë. Forma dhe përmbajtja e deklaratës miratohet nga KQZ, dhe është e detyrueshme për t‘u nënshkruar në çdo rast dhurimi. Lista e personave që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkatëse duhet të bëhet kurdoherë publike. Shpenzimi total që mund të kryejë një parti politike, përfshirë edhe kandidatët e tyre, për një fushatë zgjedhore, nuk duhet të kalojë 10-fishin e shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike. Çdo shpenzim i kryer për fushatën zgjedhore dokumentohet dhe kryhet duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi. Detyrimet e parashikuara vlejnë edhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Shpenzimi total që mund të kryejë kandidati i propozuar nga zgjedhësit nuk duhet të kalojë 50 për qind të shumës më të madhe që një subjekt zgjedhor ka marrë nga fondet publike. Kodi Zgjedhor lejon që subjektet zgjedhore mund të marrin për qëllime të fushatës së tyre fonde vetëm nga persona fizikë ose juridikë vendas. Për qëllim të këtij kodi, do të konsiderohet person fizik vendas edhe shtetasi shqiptar me banim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Shuma që çdo person fizik ose juridik mund t‘i japë një subjekti zgjedhor nuk mund të jetë më e madhe se 1 milion lekë ose kundërvlefta në sende ose shërbime. Ndalohet dhënia e fondeve nga një person juridik apo çdo aksioner i tij, përveç rasteve kur aksioneri i zotëron këto aksione si rezultat i ofertës publike, dhe ndodhet në një nga kushtet e mëposhtme: a) ka përfituar fonde publike, kontrata publike apo koncesione në 2 vitet e fundit me vlerë mbi 10 milionë lekë;
b)ushtron aktivitet në fushën e medias;
c)ka qenë partner me fonde publike në projekte të ndryshme;
ç) ka detyrime monetare ndaj buxhetit të shtetit, ose ndaj çdo institucioni publik.
Neni 87
Si rishpërndahen
fondet për partitë
Shpërndarja dhe rishpërndarja e fondeve publike për subjektet zgjedhore përcaktohet me Kodin Zgjedhor. Subjektet zgjedhore përfitojnë financime nga fondet publike sipas rregullave të përcaktuara në kod. Sasia e fondeve publike që do t‘u shpërndahet subjekteve zgjedhore caktohet me vendim të Kuvendit, së bashku me buxhetin e zgjedhjeve. Sasia e fondeve publike që i shpërndahet secilit prej subjekteve zgjedhore caktohet me vendim të KQZ-së sipas rregullave të mëposhtme: a)50 për qind e shumës ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, e përcaktuar kjo sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse. Kjo shumë u jepet këtyre partive politike nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë pas regjistrimit të tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes së listës shumemërore për çdo njësi zgjedhore; b)50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 3 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare sipas vendimit të KQZ për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve. Partia që ka përfituar fonde publike sipas germës "b" të pikës (1) të këtij neni dhe që nuk fiton asnjë mandat nga zgjedhjet e radhës, duhet të kthejë shumën përkatëse të përfituar.