E Diel, 1 Nëntor 2026

Var veten në litar 53-vjeçari

Një burrë 53 vjeç nga qyteti i Elbasanit është gjetur i vetëvarur në banesën e tij dje në mesditë. Mësohet se Agim Demiri është varur me litar në soletën e banesës, larg syve të familjarëve. Ishin familjarët që, pasi kanë gjetur trupin pa jetë të burrit, lajmëruan menjëherë Policinë e Komisariatit të Elbasanit. Nga hetimet paraprake dhe pas mbledhjes së dëshmive të të afërmve të burrit, grupi hetimor i ngritur për këtë çështje, ka dalë në përfundimin se bëhet fjalë për një vetëvrasje të ndodhur në kushtet e një depresioni të rëndë psikik. Të afërmit thanë se viktima kishte kohë që ishte mbyllur në vetvete, ndërkohë që policia po heton për të zbuluar shkaqet që sollën rëndimin e shëndetit mendor të burrit. Ky është rasti i dytë brenda pak ditësh i vetëvrasjeve në këtë qytet. Tri ditë më parë, një grua 34 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, vendosi t‘i japë fund jetës, duke u varur në shtëpinë e saj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›