E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda 4 viteve Tokio rrezikon të goditet nga një tërmet 7 ballë

Tokio rrezikon të goditet nga një tërmet i madh brenda katër viteve të ardhshme.

Sipas studiuesve japonezë të Universitetit të Tokios për parashikimet e tërmeteve, mësohet se ka një mundësi prej 70% që zona metropolitane e kryeqytetit të përjetojë një tërmet me magnitidë 7 ballë brenda katër viteve, ose me një mundësi 98% brenda 30 viteve të ardhshme.

Gati një vit më parë një tërmet me magnitudë 9 ballë goditi Japoninë duke shkaktuar më pas një cunami, i cili la shumë pasoja pas duke shkaktuar edhe rreth 15.700 viktima.

Sipas raporteve të fundit të autoriteteve japoneze lidhur me katastrofën, rezultojnë se rreth 4.500 persona janë ende te zhdukur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›