E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjoba për 50 drejtuesit e komunave e bashkive

24/01/2012  Abuzimet me ndotjen e mjedisit, qarku i Korçës më problematiku

Dhjetëra bashki e komuna në vend janë penalizuar me gjobë për shkak të dëmeve që kanë shkaktuar në mjedis duke keqadministruar mbetjet urbane. Pas kontrolleve të bëra në terren, autoritetet mjedisore kanë penalizuar me gjobë rreth 50 bashki e komuna në të gjitha qarqet e vendit, pasi shkeljet e konstatuara ishin të shumta në drejtim të mosrespektimit të ligjit për menaxhimin e mbetjeve. Për të gjithë drejtuesit që do të vazhdojnë të mos zbatojnë ligjin edhe pas sanksioneve të vendosura do të bëhet kallëzim penal për ndotje të mjedisit si dhe kërkesë pranë Këshillit të Ministrave për lirim nga detyra. Gjobat variojnë nga 500 mijë lekë deri në 1 milionë lekë të reja, ndërkohë që për herë të parë gjatë këtij viti shlyerja e këtyre gjobave nuk do të bëhet më nga institucioni, por është adresuar ndaj individit që drejton bashkinë ose komunën. "Ka qenë mosmenaxhimi i saktë i territorit në lidhje me mbetjet urbane, mosmenaxhimi i landfileve të tyre, hedhja e mbetjeve urbane në brigjet e lumenjve, liqeneve, në akset e rrugëve nacionale etj. Të gjithë këta do t’i paguajnë gjobat, sepse ligji përcakton saktë se Inspektorati i Mjedisit do të çojë të gjitha gjobat në gjykatë dhe pas daljes së urdhrit të ekzekutimit njësitë përmbarimore do t’i vjelin këto gjoba", - ka deklaruar gjatë ditës së djeshme kryeinspektori në Ministrinë e Mjedisit Ilir Bala. Sipas të dhënave të raportuara nga autoritetet e mjedisit, qarku i Korçës ka rezultuar edhe më problematiku në këtë drejtim, pasi përfshin numrin më të lartë të gjobave të vendosura. Përveç dy bashkive, asaj të Korçës dhe të Leskovikut, janë gjobitur rreth 11 komuna në këtë qark. Megjithatë, kontrollet nga Inspektorati i Mjedisit do të vazhdojnë në të gjithë territorin dhe do të merren masa administrative të dënimit me gjobe për të gjithë drejtuesit e njësive të qeverisjes vendore në territorin e të cilëve konstatohen paligjshmëri.

Në qarkun e Lezhës

1. Në Bashkinë e Rrëshenit është marrë masa administrative dënim me gjobë në vlerën 700 mijë lekë ndaj kryetarit Ndue Gega.

2. Në Bashkinë e Laçit është marrë masa administrative dënim me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryetarit Artur Bardhi.

3. Në Komunën e Kolshit është marrë masa administrative dënim me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryetarit Alfred Ndoi.

4. Në Komunën Balldre është marrë masa administrative dënim me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryetarit Zef Doçi.

Në qarkun e Gjirokastrës

1. Në komunën Qendër Tepelenë është marrë masa administrative dënim me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryetarit Redi Rama.

2. Në komunën Antigone është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari i saj.

Në qarkun e Vlorës

1. Në Bashkinë e Orikumit është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryebashkiakut Gëzim Capoj.

2. Në komunën Qendër është penalizuar me gjobë kryetari Fredo Berberi në vlerën 500 mijë lekë.

3. Në Bashkinë e Himarës është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryebashkiakut Gjergj Goro.

4. Në Bashkinë e Vlorës është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryebashkiakut Shpëtim Gjika.

5. Në Bashkinë e Sarandës është marrë masa administrative me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryebashkiakut Stefan Çipa.

6. Ne komunën e Lukovës është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Vladimir Kumi.

7. Në komunën Xarrë është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Dhimitër Kote.

Në qarkun e Shkodrës

1. Në komunën Gruemirë është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Lirim Nehani.

2. Në komunën Ana e Malit është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Xhevat Mollca.

3. Në Bashkinë e Pukës është penalizuar me gjobë në vlerën prej 500 mijë lekë kryetari Beqir Arifaj.

Në qarkun e Dibrës

1. Në komunën e Shupenzës është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Mois Llani.

2. Në komunën e Maqellarës është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Bardhyl Agolli.

3. Në komunën e Gjoricës është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryetari Vebi Xheka.

Në qarkun e Tiranës

1. Në Bashkinë e Rrogozhinës është penalizuar me gjobë në vlerën 500 mijë lekë kryebashkiku Ndriçim Dushku.

2. Në Bashkinë e Kavajës është marrë masa dënim me gjobë në vlerën 500 mijë lekë ndaj kryetarit Elvis Roshi.

3. Në Bashkinë e Kamzës është marrë masa dënim me gjobë në vlerën 1000.000 lekë ndaj kryetarit Xhelal Mziu.

4. Në komunën Ndroq është marrë masa dënim me gjobë në vlerën 1000.000 lekë ndaj kryetarit.

5. Në komunën e Kërrabës është marrë masa administrative dënim me gjobë me vlerë prej 1000.000 lekë ndaj kryetarit.

Në qarkun e Korçës

Në Bashkinë e Korçës është marrë masa dënim me gjobë në vlerën 1000.000 lekë ndaj kryebashkiakut Niko Peleshi.

2. Në Bashkinë e Leskovikut është marrë masa dënim me gjobë në vlerën prej 1000.000 lekë ndaj kryebashkiakut Fatmir Guda.

3. Në komunën Vreshtaz është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Festim Adri.

4. Në komunën Liqenas është marrë masa administrative dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Edmond Themelko.

5. Në komunën Mollaj është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lek, ndaj kryetarit Fredi Xhemo.

6. Në komunën Voskopojë është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Nexhip Bacelli.

7. Në komunën Qendër, Bilisht, është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Ramadan Hoxha.

8. Në komunën Miras është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Kryeart Sejdo.

9. Në komunën Progër është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Artur Agolli.

10. Në komunën Mollas është marrë masa administrative dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Artur Nazarko.

11. Në komunën Hoçisht është marrë masa administrative dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Ylli Cenkolli.

12. Në komunën Qendër, Ersekë, është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Enton Cacani.

13. Në komunën Libonik është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 1000.000 lekë ndaj kryetarit Petrit Kupe.

Në qarkun e Beratit

1. Në Bashkinë e Çorovodës, Skrapar, është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 500 mijë lekë ndaj kryetarit Nesim Spahiu.

2. Në Bashkinë e Poliçanit, Skrapar, është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 500 mijë lekë ndaj kryetarit Adriatik Zotka.

3. Në Bashkinë e Kuçovës është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 500 mijë lekë ndaj kryetarit Bardhyl Gjyzeli.

4. Në Bashkinë e Urës Vajgurore është marrë masa dënim me gjobë me vlerë 500 mijë lekë ndaj kryetarit Syrja Ormenaj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›