Brenda Presidencës së Clintonit

Gjatë kohës sa ishte president, shumë kritikë- dhe ai vërtet ka pasur shumë kritikë- shpesh kanë cilësuar si të mangëta të arriturat e Bill Clintonit dhe ai shpesh është përballur me perceptimin se i mungon agjenda vizionare, për të përgatitur kalimin e SHBA-së në shekullin XXI. Tani, gati 10 vjet pas largimit të Clintonit nga Shtëpia e Bardhë, libri i jashtëzakonshëm dhe unik i historianit Taylor Branch, me titull The Clinton Tapes, e korrigjon këtë qëndrim të gabuar, duke na kujtuar se përkundër të gjitha kundërthënieve, të cilat e kanë rrethuar Presidencën e Clintonit, ai megjithatë ka pasur një administratë me substancë.
Pas inaugurimit për president, në janar të vitit 1993, Clinton iu afrua Branchit, fituesit të çmimit Pulitzer, duke kërkuar nga ai që të regjistrojë rekordin historik të administratës së tij. Clinton dhe Branch kanë banuar së bashku në Austin, gjatë kohës sa kanë punuar për fushatën e McGovernit në vitin 1972. Branch fillimisht ngurroi. Ai sugjeroi që të shërbejë si kronist joformal i Clintonit. Që të dy u pajtuan që Branch të vizitojë Shtëpinë e Bardhë çdo disa javë dhe gjatë takimeve të fshehta, kryesisht gjatë orëve të mbrëmjes, Branch do të regjistronte pasqyrimet e Clintonit për Presidencën e tij.
The Clinton Tapes nuk është transkript i 79 takimeve të Branchit me Clintonin-xhirimet janë në pronë të Clintonit. Libri më shumë është një kronologji e përmbledhjeve të parafrazuara të Branchit të bisedave të tij me Clintonin, të cilat ai ia ka diktuar vetes dhe të cilat i ka regjistruar menjëherë, pas çdo vizite të bërë në Shtëpinë e Bardhë.
Është kjo një literaturë mjaft e mirë për ata që studiojnë historinë presidenciale. Në këtë libër diskutohet çdo aspekt i rëndësishëm i Presidencës së Clintonit- për krizën financiare në Meksikë, për Somalinë, Haitin, Bosnjën, Kosovën, procesin paqësor në Irlandën Veriore dhe atë në Lindjen e Mesme. E, gjithashtu edhe për Monica Lewinskyn.
Natyrisht, përmendet në vazhdimësi edhe Hillary Clinton. Por në pjesën më të madhe, Branch dhe Clinton janë të vetmuar dhe bisedojnë.
Në librin e tij, Branch me arsye shpreh adhurimin e tij për aftësitë e Clintonit. Sa i përket politikës së jashtme, në librin e Branchit mund të lexohet shumë pak për qëndrimin e Clintonit ndaj Rusisë, në vitet e para të Presidencës së tij, apo për qëndrimin e tij për Bosnjën dhe Kosovën, më vonë gjatë presidencës së tij. Ai më shumë përqendrohet në çështjet e brendshme. Ndodhte rrallë që Clinton të shpaloste qëndrimet e tij për politikën e jashtme.
Megjithatë, ai mbushej me hidhërim, kur fliste për Sadam Husseinin. Hussein është njeriu i vetëm, për të cilin në libër mund të lexohet se është urryer me të vërtetë nga ana e Clintonit.
E urrej, thotë Clinton, për shkak të asaj që i ka bërë popullit irakian.
Branch në libër thekson se Clinton gjithmonë ishte i gatshëm që të falte, kur e vërente se një armik i tij ishte i gatshëm që të shndërrohej në mik të tij.
100 faqet e fundit të librit The Clinton Tapes janë faqet më interesante të kësaj vepre. Ndoshta gjatë viteve të fundit të presidencës së tij, Clinton e kishte më lehtë që të shprehej. Dy tema kryesore dominuan intervistat e fundit të Clintonit me Branchin: përfundimi i procesit të votëbesimit kundër tij dhe negociatat në Camp David, ndërmjet Ehud Barakut dhe Yasser Arafatit. Clinton dukej se ishte më optimist sa u përket gjasave për shfajësimin e tij, sesa për gjasat e ndërmjetësimit të paqes së vërtetë mes Izraelit dhe palestinezëve.
Branch shkruan se duke folur për negociatat mes Barakut dhe Arafatit, Clinton ka bërë një koment të papritur, në lidhje me përpjekjet e tij të fundit për të siguruar marrëveshjen mes dy palëve, në dhjetor të vitit 2000.
Clinton ofroi propozimin e tij për marrëveshje- të pranuar nga Izraeli, të refuzuar nga Arafati- sipas së cilës Izraeli do tia kthente shtetit palestinez prej 94 deri në 96 për qind të territoreve të Bregut Perëndimor. Clinton me këtë rast theksoi se Barak me gjasë nuk ka kuptuar si duhet propozimin e tij, ngase ai qysh në fillim është dashur ta refuzojë atë. Ishin këto kushte tejet të vështira për Izraelin. Po të kishte thënë Barak jo, Arafati ndoshta do të kishte pranuar marrëveshjen. Më pas, Baraku do të kishte mundur të finalizonte marrëveshjen, duke ndërruar qëndrimin e tij refuzues.
Clinton ishte i mendimit se Barak kishte thënë po më herët se sa duhej. Ai nuk kishte më se çfarë të ofronte, ndërsa ndjenja e Arafatit ishte se pasi që atij i ishte ofruar 100 për qind, ai duhej të kërkonte 120 për qind.
Në takimin e tij të fundit me Branchin, Clinton kishte deklaruar se do të kishte dëshiruar që Al Gori të kishte udhëhequr një fushatë më të guximshme në vitin 2000. Ai shtoi se po ti ishte lejuar që të zhvillonte fushatë për Gorin, ai me gjasë do ti kishte ndihmuar atij që të fitonte New Hampshirin, Teneseen dhe Arkansasin. Ai më tutje shtoi se gjatë rinumërimit të votave, Gjykata Supreme e SHBA-së do të bënte çmos që ti ndihmonte George Bushit.
(American Statesman)