E Shtunë, 31 Tetor 2026

I zhgënjyer me minutazhin

Agon Mehmeti është shndërruar në një futbollist të madh dhe të fuqishëm. E vetmja gjë që nuk ecën mirë për të është minutazhi që ka tek klubi suedez Malmö FF.

Ai këtë sezon luajti vetëm shtatë ndeshje nga fillimi. Ai nuk do ta nisë ndeshjen nga fillimi, as kundër Gais. Nga ana ime, mua më takon vetëm të luftoj. Kështu është futbolli, u shpreh fillimisht sulmuesi i ri, Mehmeti.

Për një kohë, ai ishte golashënues i Malmos. Mehmeti ka shënuar 5 gola këtë sezon, por kjo nuk i ka mjaftuar atij që ta gjejë një vend në përbërjen bazë të ekipit. Mirëpo, ai kishte probleme edhe me lëndime, veçanërisht në ije.

Është e qartë se unë jam i zhgënjyer. Unë ndihem gjithnjë në top formë, por nëse nuk luan, është e qartë se je i frustruar, vazhdoi Mehmeti.

E shfaq formën në U21
Agoni po e pret momentin e tij këtë vit. Ai ka mësuar të premten mbrëma se nuk do të luajë në përbërjen e parë kundër Gais. Mirëpo, ai synon që atë që nuk po mund ta bëjë me Malmon, ta bëjë me U21 të Suedisë, ku pretendon të luajë në përbërjen e parë vazhdimisht.

Është më e mundshme të luash në U21, aty e kam mundësinë ta shfaq më mirë atë që di. Mirëpo, edhe në Kombëtare, konkurrenca është e fortë. Tek Malmo, Edward Ofere e Daniel Larsson kanë shënuar 16 gola, së bashku. Por, përpos tyre, tash është shtuar konkurrenca me arritjen e transferit të ri Wilton Figueiredo. Është zbavitëse për ta, kur shkojnë gjërat mirë për ta dhe për skuadrën, por nga ana ime, vetëm duhet të vazhdoj të luftoj. Kështu e la futbolli, vazhdoi Mehmeti.

I arriti objektivat e tij
Edhe pse nuk po luan vazhdimisht, 19-vjeçari thotë se i ka arritur objektivat e tij. Ai pohon se e ka ndërtuar forcën e duhur dhe se ndihet më i fortë sesa më parë.

Ishte një gazetar që më pyeti se cilat janë objektivat e mi këtë sezon. I jam përgjigjur se do të dëshiroja të shënoj më shumë gola, sesa vitin e kaluar. Dhe këtë e kam bërë. Më pas i kam thënë se dëshiroj të kem më shumë hapësirë, këtë edhe e kam marrë. Kështu që, nuk mund të ankohem shumë për zhvillimin tim, tha në fund Mehmeti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›