E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda dhjete vjetesh Shqiperia eshte rrudhur

Shqiperia ka 28 milion banore ne krahasim me 3 07 milion qe kishte para 10 vitesh ose 77 me pak. Te dyja shifrat jane zyrtare dhe vijne nga censuset e zhvilluara njeri ne vitin 2001 dhe tjetri ne fund te 2011-es. Zvogelimi i numrit te popullsise se Shqiperise ne vitin 2011 rezulton te jete edhe me i madh 111 nese i referohemi censusit te vitit 1989. Milva Ekonomi ekonomiste dhe eksperte e njohur ne fushen e statistikave shkakun kryesor per kete tkurrje te popullsise ne 10 vitet e fundit e gjen ne emigrimin e shqiptareve.

Numri i njerezve qe mungojne ne Shqiperi ne krahasim me vitin 2001 eshte 472 mije vete. Kjo llogaritet duke shtuar numrin e lindjeve hequr ate te vdekjeve shtuar njerezit qe kane hyre ne Shqiperi ne keto 10 vite per te jetuar dhe punuar si edhe ata qe ata qe kane emigruar. Por ka nje numer te konsideruershem njerezish qe kane emigruar jashte rreth 47 mije ne vit mendon Milva Ekonomi.

Shqiptaret vazhdojne ende te emigrojne

Shifrat zyrtare tregojne se brenda dy dekadave 1991- 2011 dekada qe nisen me permbysjen e regjimit komunist kane emigruar rreth 11 milione shqiptare kryesisht ne vendet fqinje Greqi dhe Itali por edhe ne vende te tjera te BE si edhe pertej Atlantikut ne SHBA dhe ne Kanada. Nga te dhena krahasuese te Bankes Boterore rezulton qe ky tregues te jete tri deri kater here me i larte se ne vendet e tjera ne zhvillim te botes ose ne procese tranzicioni.

Rreth 25-30 per qind e popullsise se pergjithshme te Shqiperise dhe 35-40 per qind e popullsise aktive te saj gjate periudhes se tranzicionit kane qene emigrante jashte. Me kete nivel emigracioni Shqiperia renditet nder vendet e para ne rajon duke perjashtuar Bosnje-Hercegovinen ku fluksi emigrator per arsyet e njohura te luftes u kombinua me fluksin e refugjateve. Ne kushtet kur qendrimi pa dokumenta ne vendet e BE eshte pothuajse i pamundur shqiptaret vazhdojne te plotesojne cdo vit formularet e llotarise amerikane apo kanadeze te emigrimit.

Per sociologet vendas aresyeja kryesore e vazhdimit te emigrimit jane veshtiresite ekonomike dhe deshira per nje jete me te mire. Por edhe mosbesimi tek elitat politike performanca e te cilave ne kete 10 vjecar te fundit eshte shoqeruar me kriza politike ngadalesim te ecurise demokratike dhe ekonomike gje qe u shfaq edhe ne refuzimin dy here radhazi nga Komisioni Europian i aplikimit te Shqiperise per statusin e vendit kandidat per anetaresim ne BE.

Ulje e numrit te lindjeve

Ne zvogelimin e numrit te popullsise se Shqiperise me 77 ne 10 vitet e fundit ka edhe nje shkak tjeter. Ne kete dhjetevjecar eshte ulur edhe numri i lindjeve. Nese shohim numrin e familjeve per nje banese te zene rezulton qe ne vitin 2001 ai ka qene 104 familje per nje banese. Kurse ne vitin 2011 kemi 102 familje per nje banese. Kjo tregon qe ne Shqiperi eshte permiresuar disi edhe jeta e perditshme. Njeherazi ai eshte nje tregues per te perforcuar mendimin qe shkaku kryesor i zvogelimit te popullsise vjen nga emigrimi jashte thote Milva Ekonomi.

Shqiperia ka ritmin me te larte te urbanizimit ne rajon. Edhe pse e zvogeluar popullsia ne Shqiperi ne dhjetevjecarin e fundit ka pesuar nje ndryshim cilesor sipas te dhenave paraprake nga Instituti i Statistikave per here te pare qe nga censusi i vitit 1923 shumica e popullsise jeton tani ne qytete 53.7 jeton ne zonat urbane dhe 46.3 perqind ne zonat rurale. Keto te dhena tregojne qe Shqiperia ka pasur ritmin me te larte te urbanizimit nder vendet e rajonit me rreth 2 ne vit krahasuar me Bosnje-Hercegovinen me 14 Serbine 05 dhe Kroacine 04 . Fillimi i tranzicionit politik ne vitin 1991 e gjeti Shqiperine me mbi dy te tretat e popullsise ne zonat rurale.

Autor Ani Ruci

Redaktoi Lindita Arapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›