E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statistika per azilantet 2011

45 741 persona kane bere ne vitin e kaluar kerkese per azil ne Gjermani statistikat dhe origjina e azilkerkuesve jep nje tablo te qarte se ku ka probleme te mprehta ne bote. Ndryshimet me te medha me prirje ne rritje i kemi ne Afganistan Iran Siri dhe Pakistan. - thote Roksana Soraya nga Enti federal per Migrimin dhe Refugjatet. Me Sirine dhe Pakistani kemi dy vende te reja qe jane tani ne krye te listes se vendeve.

Sipas Bernd Mesovic i shoqates per te drejtat e njeriut Azil Pro kjo nuk eshte surprize. Vecanerisht ne Lindjen e Mesme ka kriza te vazhdueshme dhe ne liste kryeson natyrisht Siria me rritjen me dramatike te azilkerkuesve vitin e kaluar.

Nga Afrika e Veriut nuk ka vale refugjatesh

Shifra ne rritje te azilkerkuesve nga Irani verehen qe nga shtypja e levizjes demokratike diagnostikon Mesovic. Motivet per tu larguar nga Afganistani ose Pakistani jane ndoshta me te dukshme Kriza latente dhuna latente i shtyn shume njerez sidomos te rinjte qe te largohen nga vendi thote Mesovic.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Nga ana tjeter vala e refugjateve qe mendohej se mund te vinte nga vendet arabe te perfshira prej kryengritjeve nuk erdhi. Roksana Soraya mendon se njerezit ndoshta po presin nje here se cdo te ndodhe pas ndryshimit te regjimeve duke shpresuar se gjerat do te permiresohen ne menyre te qendrueshme gjithesesi ne kete drejtim nuk mund te behen prognoza afatgjata.

Prirje apo jo

E veshtire eshte gjithashtu te parashikohet numri i pergjithshem i azilkerkuesve 10.7 per qind me shume kerkesa ne krahasim me 2010 kane regjistruar statistikat per 2011. Nje vit me pare norma e rritjes ishte shume me e larte. Nga njera ane shifrat aktuale te kerkesave per azil jane teper larg nga nivelet e larta te regjistruara ne vitet 90. Asokohe u ndermor nje shtrengim i ligjeve per azil gje qe coi ne efektin e deshiruar politikisht pra ne nje ulje drastike te numrit te azilkeruesve. Nga ana tjeter ka disa vjet qe numri i aplikimeve po rritet serish dhe ne krahasim me nivelin me te ulet te vitit shenuar ne vitin 2007 eshte dyfishuar perseri.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift

Raste problematike romet

Problematike jane sidomos kerkesat per azil te romeve nga Maqedonia apo Serbia. Ky grup renditet i pari nder grupet e azilkerkuesve. Sa i perket nivelit te suksesit te pranimit te kerkeses per azil ky eshte shume i ulet. Kerkesat e romeve per azil refuzohen shpejt qe ata te mos i behen barre buxhetit publik theksoi MPB gjerman Hans-Peter Friedrich ne gazeten Sddeutschen Zeitung. Gjithesesi si Ministria e Brendshme edhe OJQ Pro Asyl e kane te qarte qe ne shume vende evropianolindore romet nuk jane te sigurt prej sulmeve ekstremiste te djathta dhe jane te perjashtuar ne shoqeri. Prandaj cdo rast gjykohet ne menyre individuale.

Autor Michael Gessat/Pandeli Pani
Redaktore Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›