E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e 9 Janarit, motra e njëprej viktimave tenton të vetëvritet

Të tjera rreth shkrimit Në nëntor 2012 Italia arrestoi skafistin SHKODER- Kujtohet sot tragjedia e 9 janarit, 2004, kur në Karaburun humbën jetën 20 persona dhe  8 të tjerë konsiderohen të humbur. Gomonia me të cilën po udhëtonin 36 klandestinë për të kaluar përtej detit për një jetë më të mirë u mbyt dhe viktimat ishin  nga Shkodra. Ndërsa familjarët shprehen të zhgënjyer sepse përgjegjësit e tragjedisë nuk janë ndëshkuar në Torovicë të Lezhës motra e një prej viktimave kishte tentuar të vetëvritet. 

Atëherë kur ajo ishte vetëm 13 vjeçe. Nëntë vjet më vonë Lena Grisha, aktualisht 22 vjeçe tentoi të vetëvritet. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i shoqatës “9 Janari” .Vajza kishte tentuar të vetëvritej mesnatën e djeshme (8 janar), duke u gdhirë 9 janari, duke pirë helm. 22 vjeçarja është dërguar në Tiranë me urgjencë për mjekim më të specializuar.

FAMILJARËT:PËRGJEGJËSIT PUNOJNË NË SHTET
Ndonëse kanë kaluar 9 vjet nga tragjedia familjarët e viktimave, të cilat kanë ngritur dhe shoqatën “9 Janari” shprehen të indinjuar sepse përgjegjësit e kësaj tragjedie vazhdojnë të jenë pjesë e strukturave të shtetit. Familjarët e viktimave protestuan dje para prefekturës së Shkodrës dhe në një deklaratë për mediat i kërkuan shtetit të bëjë transparencë pasi drejtësia e munguar është një plagë e hapur për të afermit e viktimave të 9 janarit.

“Jemi më të trishtuar, fyer e poshtëruar sepse pjesëtarë të strukturave të shtetit edhe pse plotësisht të identifikuar nuk u vunë para ligjit, por vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre strukturave.”- thotë Nikollë Mhillaj, përfaqesues i Familjareve te Viktimave të 9 Janarit.

Ata shprehen se në dosjet penale apo civile që lidhen me këtë cështje gjenden fakte që vertetojnë se kush janë përgjegjësit. Më 11 nëntor Policia italiane arrestoi një 31 vjecar i cilësuar si skafisti i tragjedisë së 9 janarit 2004, në brigjet e Karaburunit

VIKTIMAT E TRAGJEDISE
Liza Martini, 35 vjeçe, Shkodër qytet; Alfred Lleshi 19 vjeç, Vau i Dejës, Shkodër; Paulin Pushimaj 21 vjeç, Vau i Dejës,Shkodër; Tom Gjoni 18 vjeç, Gomsiqe, Vau i Dejës, Shkodër; Gëzim Fusha 18 vjeç, Abat, Dukagjin, Shkodër; Liza Prenga 37 vjeçe, Dajç, Shkodër; Arben Prenga 24 vjeç, Dajç Shkodër; Rasim Miruku 55 vjeç, Dajç, Shkodër; Besmira Miruku (Dibrati) 16 vjeçe, Dajç, Shkodër; Sadik Doçi (Rakaj) 24 vjeç, Shkodër, qytet; Gëzim Kurtaj 33 vjeç, Golem, Shkodër; Oltion Jacaj 23 vjeç, Dobraç, Shkodër; Ridvan Lumaj 16 vjeç, Shkodër, qytet; Mark Ndou 18 vjeç, Shkodër; Tonin Toka 19 vjeç, Bardhaj, Shkodër; Marlen Mhillaj 20 vjeç, Shkodër, qytet; Dritan Hetaj 32 vjeç, Shkodër, qytet; Agron Markaj 24 vjeç, Rrjoll, Malësi e Madhe; Shpëtim Dizdari, 34 vjeç, Pukë, banues në Shkodër, 20. Skafisti nga Vlora, Ndue Sanaj, 21 vjeç, Shosh , Shkodër, Artan Sagrini 33 vjeç, Shkodër, qytet, Arian Gjilaj, 29 vjeç, Golem , Shkodër, Marjana Zajeti 18 vjeçe, Shkodër, qytet, Kreshnik Bjeshka 25 vjeç, Shkodër, qytet, Fahrije Mehemeti (Dizdari) 34 vjeçe, Gruemirë, Malësi e Madhe, Gjin Grizha 19 vjeç, Kelmend, Malësi e Madhe, (Niçaj) 16 vjeçe, Malësi e Madhe.

(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›