E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, qëllon me automatik i rrethojnë banesën e arrestohet

TIRANE- Një person qëllon në ajër me armë zjarri automatik te rruga “5 Maji” në Tiranë. Ngjarja u shënua mesditën e sotme, rreth orës 12:00. Menjëherë personi u fsheh në shtëpi. Pas identifikimit policia rrethoi zonën dhe banesën ku mendohet se ndodhej personi.

Policia po negocion me familjarët për arrestimin e personit i cili do të akuzohet “për prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë shkuan në ndihmë.

Disa minuta më vonë, rreth orës 12: 27 minuta u arrestua autori. Sipas Arsen Rustës i arrestuari është Gjergj Laci, 40 vjeç me precedentë penalë.
Ai qëlloi me atumatik në oborrin e banesës dhe në sheshin përpara në fund të rrugës "5 Maji" në lagjen Bregu i Lumit.  

Sipas gazetarit Arsen Rusta i cili raporton nga vendi i ngjarjes se 40 vjeçari nga Dibra, ishte në gjendje të dehur. Në momentin kur ka parë shtëpinë të rrethuar nga policia ka kërcënuar se do të vriste veten dhe familjarë të tjerë.
vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›