E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brerore lirie, për Elena Gjikën

Në kuadër të ditëlindjes së iluministes shqiptare Elena Gjika, shoqata për art dhe kulturë Elena Gjika-Dora dIstria nga Suhareka, promovon sot ciklit të 8-të të librit Brerore lirie. Shoqata për art dhe kulturë Elena Gjika-Doira dIstria është themeluar më 29 dhjetor të vitit 1975. Disa vite me radhë ishte vetëm si një klub letrar ku tuboheshin krijues të komunës së Suharekës. Më vonë zgjeroi aktivitetin e saj edhe me përgatitjen e shfaqjeve dramatike. Kështu ndodhi

deri në vitet 90, kur nga pushteti okupator serb u shuan të gjitha institucionet shqiptare. Në këtë kohë barrën e të gjitha aktiviteteve kulturore në nivel komune i mori shoqata për art dhe kulturë Elena Gjika- Dora dIstria.Veç aktiviteteve tjera shoqata botoi edhe librin Brerore lirie, të cilin e konsideron si organ të saj. Nëpër faqet e këtyre librave prezantuan rreth 100 krijues, disa nga këta sot janë emra të shquar të letrave shqipe në Kosovë, si: Nuhi Veselaj, Destan Bajraktari, Ragip Sylaj, Arben Veselaj etj. Shumë prej tyre kanë edhe përmbledhje individuale, qoftë me poezi apo edhe me proza të shkurtra. Disa kanë bërë përpjekje të shkruajnë edhe lloje tjera letrare, si : romane, drama etj. 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›