E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i ftohtë, qarkullimi në juglindje dhe verilindje vetëm me zinxhirë

Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton të gjithë përdoruesit e mjeteve rrugore, se si pasojë e rënieve të reshjeve të shumta të dëborës  në zonat Veriore, VeriLindore dhe Lindore të vendit, duhet të  pajisen me zinxhirë për të bërë të mundur kalimin. MPTT bën të ditur se në të gjitha akset rrugore të Kukësit, Qafë-Kërrabë-Elbasan, Librazhd-Qafë Thanë-Korçë, akset rrugore nga Vau i Dejës-Pukë-Fushë Arrëz-Qafë Mali-Fierzë, Vau i

Dejës-Qafë Laç-Koman, përdoruesit e mjeteve duhet të përdorin zinxhirë, thuhet në deklaratën e MPPT. Gjithashtu në njoftim thuhet se Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve në bashkëpunim me Drejtoritë Rajonale të Rrugëve në qarqe janë në gatishmëri  të plotë dhe po punojnë në terren me mjete borëpastruese, fadroma si dhe duke përdorur krip dhe skorie për normalizimin e gjendjes.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›