E Shtunë, 31 Tetor 2026

Violë dhe violinë, për veprën e Kujtim Laros

Orkestra Simfonike e RTSH, koncert me vepra të kompozitorit të njohur shqiptar

Tinguj muzikorë nga krijimtaria e kompozitoret të njohur shqiptar Kujtim Laro  do të vijnë pas disa ditësh në skenën e TKOB. Vepra e tij këtë herë do të vijë e interpretuar nga violinistja e njohur Suela Piciri dhe violonçelistja Albana Kola. Në këtë koncert ato do të shoqërohen dhe nga Orkestra Simfonike e RTSH. Ky koncert, i cili është në vijim të sezonit artistik të pranverës,

 për publikun sjell dhe vepra nga autorë të tjerë të njohur botërorë si Max Bruch dhe Francz Schubert. Të dyja artistet do të prezantojnë para publikut një dubël koncert për violinë dhe violë, tinguj të cilët premtojnë për të sjellë emocione të veçanta në skenë për publikun. Për të dirigjuar këtë koncert, që do të zhvillohet në datën 12 mars, është ftuar një emër i njohur italian, Marco Amroshi dhe drejtor artistik i koncertit është Oleg Arapi. Fitues i disa audicioneve Amroshi, ka bashkëpunuar me orkestra prestigjioze si La Scala, Filarmonica e Scala-s, Orkestra Mozart e Bolonjës, Haydn e Bolzanos, Orkestra e Teatrit Regio di Parma etj. Ka luajtur nën drejtimin e dirigjentëve italianë dhe të huaj si: Abbado, Chailly, Sinopoli, Temirkanov, Giulini, Renzetti, Bertini, Gergiev, Saëallisch. Ka bashkëpunuar me solistë me fame botërore ndër të cilët C. Burato e T. Indermuhle A. Negroni., A. Giuffredi. Ndërkohë që violina e parë në Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, Suela Piciri disa kohë më parë, së bashku me dirigjentin Edmond Doko dhe violonçelistin Astrit Selita, kanë çelur sezonin e ri për vitin 2010 të Orkestrës Simfonike Shtetërore Greke, ku janë shoqëruar pikërisht nga kjo orkestër. Nën notat e Mendelsson, Faure, Sain-Saens dhe Ëebber, ata kanë përcjellë më të mirën prej vetes jo vetëm para publikut dhe artistëve grekë, por edhe para instrumentistëve shqiptarë që janë pjesë e përhershme e kësaj orkestre. Ndërkohë që në muajin prill violinistja e njohur shqiptare do të interpretojë sërish si soliste me Orkestrën Feminile të Kieë në Itali dhe si soliste me orkestrën Regionale Filarmonia Veneta. Suela Piciri, me maksimumin e vlerësimit diplomohet në Akademinë e Arteve në vitin 1999 dhe që prej 10 vitesh është koncertmaester i Orkestrës Simfonike të TKOB dhe është prezent vazhdimisht në jetën muzikore të kryeqytetit. Ka marrë pjesë në të gjitha prezantimet e TKOB jashtë vendit si në Francë, Itali e Greqi, Maqedoni. Si soliste është vlerësuar për interpretimin e koncerteve të repertorit botëror violinstik si Mendelssohn, Tchaikovsky, Sibelius Dvorak, Beethoven (me orkestrat e RTSH dhe TKOB), më pas Piazzola dhe 4 Stinët me Camerata e Tiranës dhe Orkestrën e Kiev, Itali. Në vitin 2010 është soliste me Orkestrën Nacionale të Athinës KOAL, 2008-2009. Ajo është e nominuar në 4 instrumentistët më të mirë të vitit (Çmimet Kult). Prej dy vitesh bashkëpunon me Orkestrën Regionale Filarmonia Veneta dhe Virtuozet Italiane, Itali. Me formacionin e Muzikës së Dhomës ka një numër të madh koncertesh brenda e jashtë vendit (Itali, Gjermani Suedi, Francë, Zvicër, Austri, Belgjikë, Greqi, Spanjë, Liban, Siri, Egjipt, Marok, etj). Ndërkohë që Albana Kola studion në Akademinë e Arteve specialiteti Violë në klasën e profesor Arian Paços me vlerësim maksimal. Nga viti 2001 e në vazhdim punon si orkestrante pranë Orkestrës Simfonike të RTSH-së. Pjesëmarrëse në shumë formacione të Muzikës së Dhomës me kuartetin DEA (Stabat Matter Premiere, Santa Clara Suedi, Edicioni Vjeshta e Tiranës), Camerata e Tiranës dhe Kuartetin e Radio-Televizionit Shqiptar (koncert  recital 2009-2010). Në repertor ka luajtur vepra nga Beethoven, Mozart, Schostakovich, Debussy, Brahms, Tchaikovsky, Daija, Gaqi, Simaku e të tjerë. Ndërkohë që vijim të aktivitetit të saj artistik, Orkestra Simfonike e RTSH në muajin shkurt solli në skenën e arteve një tjetër koncert. Të ftuar në këtë koncert ishin solistja Kristina Petrollari në piano dhe dirigjenti vietnamez Le Fi Fi. Në këtë koncert u interpretuan vepra nga Thoma Gaqi, Çajkovski, Daydreams etj. Orkestra Simfonike e RTSH që nga data e krijimit të saj dhe deri tani ky formacion orkestral ka dhënë shumë koncerte me vepra të larmishme muzikore.

Nga Julia Vrapi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›