E Diel, 1 Nëntor 2026

Breshëri plumbash ndaj dy shtetasve, vdekja i fal!

Dy shtetas shpëtuan për mrekulli nga vdekja, pasi ndaj automjetit të tyre u derdh një breshëri plumbash. Ngjarja ndodhi rreth orës 21:00 të mbrëmjes së shkuar në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Adem Shena” në lagjen “Nr. 3” të qytetit të Sarandës.

Policia sqaroi se shtetasi Edjon Muskaj, 28-vjeç, lindur në Fier dhe banues në Sarandë ka qëlluar me automatik në drejtim të një automjeti tip Benz me targa të huaja ku ndodheshin dy shtetas.

Shënjestra e të riut kanë qenë shtetasit Isuf Jace, 44-vjeç, lindur dhe banues në Sarandë në lagjen Nr. 3, drejtuesi i automjetit, person me precedent penal, si dhe shtetasi Arjan Lushkaj, 30-vjeç, lindur në Mallakastër dhe banues në lagjen “Nr. 3 Sarandë. Nga të shtënat e armës nuk ka pasur persona të dëmtuar, ndërkohë që autori i kësaj ngjarjeje është larguar në drejtim të paditur më një automjeti tip AUDI A4 ngjyrë gri.

Në vendin e ngjarjes në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja dhe fishekë. Nga hetimet e kryera është bërë e mundur identifikimi i autorit të kësaj ngjarjeje i cili dyshohet që të jetë shtetasi Edjon Muskaj. Nga Komisariati i Policisë Sarandë u bë shpallja në kërkim dhe po punohet intensivisht për kapjen e tij.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. /S.LL/Start/

                                                                                             2011-10-13 09:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›