E Diel, 1 Nëntor 2026

Thirrjet për celulë të armatosur kundër Berishës, policia nis hetimet

Në mail thuhej se anëtarët do të mbaheshin sekret dhe se do të pajiseshin me armë të kalibrave të ndryshëm.

“Hetimet për drejtuesit e shoqatës nisën pas njoftimit publik të shpërndarë pak ditë më parë , ku shoqata bënte thirrje për krijimin e Forcave Speciale Shqiponja, e cila, sipas tyre do të mbrojë qytetarët nga diktatura në pushtet dhe gjithashtu informonte se vullnetarët do të pajiseshin me armë të kalibrave të ndryshëm dhe do të ishin të gatshëm për të ndërhyrë në çdo lloj situate”, thuhej në email të shpërndarë para më shumë se dy javësh.

Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet dhe ka bërë kallëzim penal në prokurori për këtë shoqatë gjer më tani anonime, kur kërkohet hetim ndaj qëllimeve të tyre antikushtetuese. Specialistë të antiterrorit, krimeve kompjuterike dhe struktura të tjera që kanë si detyrë garantimin e sigurisë kombëtarë, arritën në përfundimin se veprimtaria e kësaj shoqate duhet hetuar si antikushtetuese dhe me tendenca radikale. /Start/

                                                                                             2011-10-13 09:48
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›