E Diel, 1 Nëntor 2026

Breshëri shkatërron pemtarinë në Zavalinë të Elbasanit, dëme të mëdha në kulturat bujqësore

Reshjet e dendura të breshërit që ranë gjatë natës kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Zavalinës në Elbasan, duke prekur kryesisht pemishtet dhe kulturat e tjera bujqësore.

Fermerët e zonës shprehen se brenda pak minutash është shkatërruar puna e një viti, duke u shkaktuar humbje të konsiderueshme ekonomike.

Ata kërkojnë vlerësimin e menjëhershëm të dëmeve nga institucionet përkatëse, si dhe mbështetje për të përballuar pasojat e motit të keq.

Sipas banorëve, breshëri ka dëmtuar rëndë prodhimin bujqësor, ndërsa problematika të ngjashme janë raportuar edhe në zona të tjera të qarkut të Elbasanit gjatë ditëve të fundit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›