E Diel, 1 Nëntor 2026

Breshri me zogj te ngordhur permbyt SHBA-ne

E hene 3 janar NOA-Nje tufe e vertete me zogj te ngordhur kane rene nga qielli ne Toke ne qytetin e vogel Beebe te shtetit te Arkansas ne SHBA.

Inspektorati ka hamendesuar se nje nga shkaqet e mundshme te ketyre zogjve mund te jene edhe fishekzjarret e perdorura gjate festimit te Vitit te Ri per shkak te te cilave ka mundesi qe zogjte te kene ikur nga folete dhe te kene ngordhur gjate reagimit te forte fiziologjik ne zhurmen dhe driten e fishekzjarreve.

Nderkaq ornitologia Karen Row ka theksuar te shtunen se ne trupat e zogjve jane te dukshme demtimet fizike dhe supozohet se tufa eshte goditur nga rrufeja apo bresheri.
Diten e sotme do te behen analizat e tyre nga ku pritet te mesohen shkaqet e ketij fenomeni.

a.y/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›