E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irani rrezon dy avione amerikane

Irani njoftoi se Forcat Ajrore të Rojeve Revolucionare kanë rrëzuar dy avionë perëndimorë pa pilotë, që kishin shkelur hapësirën ajrore të republikës islamike.

Shumë avionë të tillë janë qëlluar përgjatë një periudhe kohe të caktuar, i tha agjencisë së lajmeve “Fars”, kreu i kësaj force, gjenerali Amir-ali Haxhisadeh, por vetëm tani po bëhet publike diçka e tillë.

Gjenerali, megjithatë nuk ofroi prova konkrete që të vërtetonin pohimet e tij.

Ai nuk ofroi as të dhëna mbi vendin nga vinin avionët e telekomanduar dhe as kohën e saktë kur janë qëlluar ata.

Ai shtoi vetëm se avionë të tillë janë përdorur rëndom në Irak dhe Afganistan, por ka pasur edhe shkelje të hapësirës sonë ajrore.

Rojet revolucionare të Iranit u krijuan pas revolucionit islamik të vitit 1979 dhe krerët e tyre nuk lënë rast t’u shpëtojë për t’i lëshuar kërcënime izraelit, armikut rajonal që ashtu si Shtetet e Bashkuara, nuk e përjashton mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj shtetit islamik, nëse kjo është e nevojshme për t’i ndaluar atij prodhimin e armëve bërthamore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›