E Diel, 1 Nëntor 2026

Brevik,mund t`i shpëtojë burgut.Raporti:I çmendur

“Anders Behring Breivik, njeriu i masakrës së Oslos është i çmendur”. Së paku ky është përfundimi që kanë nxjerrë sot psikiatrit, gjatë publikimit të raportit për gjendjen e tij mendore.

Lajmi është publikuar në të përditshmen norvegjeze VG, e cila raporton për detaje të raportit të psikiatërve.

Ata, pas kontrollit të norvegjezit Anders Behring Breivik arritën në përfundimin se ky ishte i çmendur në kohën kur vrau 77 njerëz në Oslo me 22 korrik.

E përditshmja bëri të ditur se raporti tregonte se Breivik vuante nga një “çrregullim psiqik” që mund ta ketë ndryshuar gjykimin e tij.

Sipas raportit të psikiatërve, nëse gjithçka konfirmohet, Breivik mund të mbyllet në një institucion mental e jo të dërgohet në burg.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›