E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lunaçek: Serbia larg BE për sa kohë prodhon dhunë

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Ulrike Lunaçek deklaroi sot se Serbia nuk mund të presë të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE për sa kohë në kufijtë e saj vazhdon të përshkallëzohet dhuna.

Në një komunikatë për shtyp, diplomatja austriake ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së të shtojnë trysninë mbi Serbinë, për ta detyruar Beogradin “që të arsyetojë me ekstremistët serbë në veri të Kosovës”.

Duke thënë se zhvillimet e dhunshme në veri të Kosovës, gjatë të cilave u lënduan shtatë ushtarë austriakë, duhet të ndërpriten menjëherë. Lunaçek ka kërkuar heqjen e barrikadave dhe realizimin e planit të Marti Ahtisarit edhe në veri të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›