E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alarmi në Greqi, dyfishohet numri i të prekurve nga AIDS

Një studim i kohëve të fundit i kryer nga qendra greke për kontrolin dhe parandalimin e sëmundjeve, tregon për një rritje dramatike të infektimit me HIV në Greqi. Statistikat tregojnë një rritje alarmante prej 50 perqindësh në Greqi për vitin 2011, veçanërisht në radhët e përdoruesve intravenozë të drogës. Ky fakt i atribuohet kryesisht përdoruesve intravenzorë të drogës, infeksioni tek të cilët u rrit me normën më shumë se 1.000 për qind, thonë zyrtarët. Është vlerësuar se pesë për qind e kësaj kategorie në Greqi, kanë rezultuar HIV pozitiv. Deri para pak kohësh, popullsia pozitive ndaj HIV, përbëhej kryeissht nga partnerë të të njëjtit seks, meshkujt. Gjithësesi, një fenonem i tillë duket se tani po ndryshon, pasi anëtarët e rrjetit të prostitucionit dhe përdoruesit e drogës, përbëjnë tashmë grupet më të mëdha të riskut në këtë drejtim. Ky lajm, i bërë publik, pak ditë para ditës botërore të SIDA-s, vjen në një kohë kur Greqia po përballet me masat e ashpra të qeverisë për të shmangur falimentimin e shtetit, ndërsa ka ndërmarë një sërë reduktimesh financiare, paga dhe pensione të reduktuara, vende pune të mbyllura, duke provokuar edhe rritje masive të papunësisë. “Gjatë këtyre viteve në Greqi, kemi patur një nivel të ulët të epidemisë me Hiv/Aids, kështu që shifrat e fundit tregojnë nje rritje dramatike, dhe besohet se ka arritur në rreth 1200 % krahasuar me vitin e kaluar- tregon dr George Nikolopoulos, epidemilogjist në qendrën e kontrollit dhe parandalimin e semundjeve ne greqi. Ai thotë se studimet në vendet e tjera tregojnë se ka një lidhje ndërmjet të tilla ndryshimeve në aspektin shëndetësor dhe krizës ekonomike, megjithatë sipas tij qendra duhett ë bëjë më shumë kërkime për të konfirmuar korelacionin ndërmjet krizës greke të broxheve dhe shtimit të të infektuarve me HIV. Më shumë se 20 % e pacientëve që janë testuar me HIV së fuundmi në njësinë mjekësore në sheshin Omonia, kanë rezultuar pozitiv.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›