E Diel, 1 Nëntor 2026

Brey Publiku nderkombetar flet me shume zera. Ne vende si Shqiperia kjo eshte krejtesisht kundraproduktive

Dr.Thomas Brey eshte qe prej vitit 2004 drejtues i zyres se Ballkanit te Agjencise gjermane te lajmeve DPA. Brey eshte njeri nga njohesit me te mire te Ballkanit pasi i ka mbuluar per DPA-ne qe nga Beogradi ngjarjet e Ballkanit ne vitet 1983-1993 ndersa 1994-2003 ishte korrespondent i DPA-se nga Vjena.

DW Raporti i delegacionit te vezhguesve te OSBE/ODIHR-it sic u citua nga DPAkritikon zhvillimet pas zgjedhjeve lokale ne Shqiperi si jone perputhje me standardet e pranuara nderkombetare per zgjedhjet demokratike. A tingellon disi i papritur ky deklarim po te kesh parasysh mospozicionimin nderkombetar deri tani

Brey Si tju them mendimi nuk eshte edhe kaq i qarte. Vertet qe OSBE-ja dhe BE-ja thone qe keto zgjedhje nuk qene ne perputhje me standartet demokratike perendimore por ato nuk thone qarte nese rinumerimi ishte i kunderligjshem. Jo me larg se dje ambasadori i OSBE-se ne Tirane iu pergjigj ne menyre shume shmangese nje pyetje dhe tha ju lutem behet fjale per zgjedhjen vetem te nje kryetari bashkie dhe na lini te presim se si do te perfundojne tani te gjitha padite qe jane bere ne gjyq.

DW Raporti te cilin e citon DPA flet gjuhe te qarte ndoshta ne Tirane perfaqesuesit nderkombetare flasin me nje gjuhe tjeter

Brey Ketu qendron tamam nje pjese e problemit. Publiku nderkombetar flet me shume zera. Natyrisht qe ne vende si Shqiperia kjo eshte krejtesisht kundraproduktive. Kjo ka te beje me faktin se organizatat qe jane perfaqesuar fort ne Tirane si OSBE-ja BE-ja OKB-ja jane per nga struktura me shume shtresa dhe nuk flasin me nje ze secili merret me punen e vet amerikanet evropianet...evropianet nuk jane te te njejtim mendim as brenda vetes. Keshtu qe ne interpretimin e ketyre zgjedhjeve degjon shume versione qe nuk krijojne pamje te qarte.

DW Atehere eshte gje e mire qe une kam ne mikrofon nje ekspert te Ballkanit cili eshte mendimi juaj

Brey Une e shoh te gjithen ne menyre shume kritike. Natyrisht une nuk jam ekspert juridik por nuk te duhet te jesh ekspert per te tundur koken me mosbesim perballe ketyre fakteve si mund te ndodhe qe ne Tirane u numeruan per dy jave vetem 250.000 vota te vlefshme qe te te duhen dy jave per te numeruar 250.000 vota nje shifer qe seshte asgje mund te kishte shkuar secili personalisht brenda kesaj kohe per ta vleresuar voten e tij. Dhe pastaj si qe e mundur qe votat e shtuara ne numerimin e mevonshem rreth 300 si u desh kaq kohe sa te numerohen Patem nje zgjedhje personash njerezit mund te vendosnin per Bashen ose per Ramen midis ketyre personave nuk ka asgje tjeter. E gjitha duhet te jete e mundur te behet shume me shpejt se per 14 dite ose gjithsej 15 dite. Ketu eshte me vend nje skepticizem shume i madh.

DW Po por tani Lulzim Basha eshte fituesi zyrtar i zgjedhjeve dhe kjo vjen ne fund te nje procesi votimi nuk kemi te bejme me emerimin e nje personi te cilin mund ta terheqesh. A mund te shpallet i pavlefshem nje votim si ky

Brey Kete e kam te veshtire ta them. Partia socialiste ka thene se do te nxjerre ne rruge anetaret e saj. Une besoj se BE-ja OSBE-ja dhe SHBA-ja jane ne nje situate kur vertet nuk dine cte bejne me kete gjendje. Ajo qe do te na ishte dashur shume me pare do te kishte qene nje deklarim i hapur i bashkesise nderkombetare se keshtu nuk mund te ecet me tej. Pasi u investuan miliona ne pergatitjen e ketyre zgjedhjeve dhe u derguan qindra vezhgues nuk mund te terhiqesh keshtu nga e gjitha. Ketu ka qene i deshirueshem nje pozicionim shume me i forte dhe i vendosur i bashkesise nderkombetare.

Te dielen ka zgjedhje ne Maqedoni dhe ne kemi aty te njejtat probleme. Ne Shqiperi kemi problemin qe gjithka eshte e politizuar. Partite kane klientelen e tyre ne kete vend te vogel e ketu behet fjale vetem per zbatimin e interesave dhe jo per zbatimin e vendimeve demokratike. Ne Shqiperi eshte i politizuar edhe aparati i nepunesve civile shteterore gjykatat jane te politizuara askund nuk kemi eksperte te pavarur qe te vendosin per te miren e vendit. Ne Gjermani kemi nje situate ekstreme tjeter nje shtrese nepunesish civile e cila shpesh eshte me e fuqishme se perfaqesuesi politik se ministri. Ministrat nderrohen nepunesit civile mbeten jo si ne Shqiperi qe cdo here pas zgjedhjeve nderrohet i gjithe aparati i nepunesve civile. Ky eshte nje problem i madh. Ne Shqiperi kundershtaret politike jane kundershtare personale e urrejne njeri-tjetrin. Kjo eshte e paperfytyrueshme per Evropen Perendimore. Ne Ballkan gjithcka duket e orientuar ne skemen e natyres lufte me rezultat fitimtar dhe te humbur. Dhe i humburi duhet te nxirret krejt jashte loje kurse fitimtarit i lejohet te percaktoje gjithcka. Keto jane kritere te cilat nuk jane te krahasueshme me rrethanat e Evropes Perendimore.

DW A mund te zgjidhet situata nga nje komision apeli pra Kolegji Zgjedhor si tani

Brey Eumlshte gjithnje mire dhe nje hap para kur kundershtaret sepse eshte fjala per persona pra Edi Rama dhe Berisha kur ata vijne ne cfaredo menyre qofte ne te njejten tryeze. Puna eshte se bashkesia nderkombetare eshte perpjekur gjithnje per ndermjetesim. Ne tryeze ne siperfaqe gjerat kane funksionuar. Sapo kundershtaret jane cuar nga tavolina ata jane kthyer ne modelet e vjetra te sjelljes.

DW Po cila eshte atehere zgjidhja

Brey Mund te shpresohet po kjo eshte disi teorike qe zhvillimi i ekonomise rritja emireqenies ti zbuse dhe relativizoje keto probleme. Ne thelb duhet te vije situata kur per nje shqiptar te mos luaje rol se kush eshte ne pushtet ne qytetin e tij ose ne vendin e tij. E rendesishme duhet te jete qe politikanet ta cojne perpara vendin ti bejne detyrat e tyre qe ekonomia te zhvillohet me vrull.

IntervistoiAuron Dodi

Redaktoi Vilma Filaj-Ballvora

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›