E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tani bisedimet me Prishtinen

Eumlshte plotesisht e sigurte qe Catherine Ashton nuk ka pritur qe gjate vizites se saj ne Begrad te arrestohet Ratko Mlladiqi por ne njefare menyre kjo u kthye ne nje lloj dhurate per zonjen Ashton thote per Deutsche Wellen gazetarja Ljiljana Smajloviq. Kryetari i Serbise Boris Tadiq u perpoq te siguroje opinionin publik se ky ishte nje veprim i qellimshem me te cilin efektet pozitive per integrimet evropiane do te jene maksimale thote Smajloviq Megjithate tani ne njefare menyre duket sikur Brammertzi nuk ishte i mire ndaj nesh dhe atij nuk i kushtuam vemendjen e duhur para tete ditesh ndersa zonja Ashton ka qene gjithmone pozitive ndaj Serbise dhe ndodhi qe Mlladiqi te arrestohet pikerisht kur ajo ndodhej ketu ne Beograd.

Nuk do te funksionoje me taktika e zvarritjes

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Boris Tadic ne Bruksel

Komisioni Evropian edhe me heret ka njoftuar se arrestimi i Mlladiqit nuk eshte kusht per kandidaturen serbe per anetaresim ne BE terheq vemendjen per Deutsche Wellen Dushan Janjiq kryetar i Forumit per marredhenie etnike. Prandaj tani i mbetet radha bisedimeve me Kosoven Kjo nuk duhet te jete dicka negative. Por duket qarte se ka ardhur koha qe te arrihen disa marreveshje dhe ne kete mes nuk mund te funksionoje taktika e zvarritjes. Une supozoj qe edhe Catherine Ashton do te duhej te merrte pjesen e saj te pergjegjesise per shkak se pa nje rol aktiv te Komisionit Evropian nuk ka dalje nga qorrsokaku aktual ne te cilin eshte futur procesi i negociatave.

Njohja nuk eshte akoma ne rendin e dites

Ceshtja e Kosoves eshte dashur te jete ne fokus te bisedimeve qe zonja Ashton zhvilloi ne Beograd por arrestimi i Mlladiqit e zhvendosi ate ne plan te dyte. Ashton megjithate theksoi se ky dialog eshte i rendesishem per zgjidhjen e ceshtjeve praktike per jeten e njerezve. Shefi i grupit negociator te qeverise serbe per dialogun me Prishtinen Borislav Stefanoviq deklaroi se tani pas arrestimit te Mlladiqit Serbia hyn me energji te re ne dialog me Prishtinen. Ljiljana Smajloviq vlereson se kjo eshte kurora e politikes se Boris Tadiqit por ceshtja tani eshte se a do te mjaftoje kjo per te hequr te gjitha pengesat ne rrugen drejt BE-se Une supozoj se nga Serbia kerkohet shume me shume kur eshte ne pyetje statusi i Kosoves. Perkatesisht kur eshte fjala per te pranuar realitetin e ri se Kosova eshte shtet i pavarur. Por mendoj se nje gje e tille nuk do te kerkohet per hapin e ardhshem kandidaturen e Serbise per Bashkimin Evropian. Prandaj une mendoj se Boris Tadiq tashme ka plotesuar te gjitha deshirat e Catherin Ashton.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Dusan Janjic kryetar i Forumit per marredhenie etnike

Cfare do te thote perparim ne negociata

Dushan Janjiq thekson se arrestimi i Mlladiqit eshte gjithsesi nje hap pozitiv porse per vazhdimin e integrimeve evropiane tema e Kosoves do te jete shume e rendesishme apo me e rendesishmja Ende eshte heret te thuhet se perparimi ne negociata eshte parakusht per kandidaturen. Une supozoj se eshte shfrytezuar edhe mundesia qe te percaktohet se cfare do te thote perparim ne negociata. Dhe kjo aktualisht eshte maksimumi i asaj se cfare mund te arrihet.

Ljiljana Smajloviq pret qe nga Serbia do te kerkohet qe qytetaret e Kosoves te mund te udhetojne neper Serbi edhe pse ajo nuk njeh dokumentet e Kosoves dhe te normalizohen raportet mes Kosoves dhe Serbise si dy shtete fqinje te pavarura. Vete pranimi i Kosoves si shtet i pavarur nuk do te kerkohet vlereson Smajloviq por edhe kjo dikur do te jete ne rend te dites. Kjo nuk do te ndodhe shume shpejt pasi qe edhe Serbia eshte ende larg pranimit ne Bashkimin Evropian perfundon Ljiljana Smajloviq.

Autor Ivica Petroviq/Esat Ahmeti

Redaktoi Angjelina Verbica

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›