G8, ofrohet ndihmë për Egjiptin dhe Tunizinë

Liderët e grupit të G8-ës, pritet që sot të mbështesin pakon prej disa miliarda dollarësh në ndihmë të Tunizisë dhe Egjiptit, pas kryengritjeve të “Pranverës arabe”, me të cilat u përmbysën liderët në këto vende.
Burime diplomatike kanë thënë se në samitin që po zhvillohet në Dovill të Francës do të mbështetet edhe vazhdimi i mandatit të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në Afrikën Veriore dhe në Lindjen e Mesme.
Dje në ditën e parë të samitit, kryeministri britanik, Dejvid Kamerun, tha se G8 do t`u tregoj arabëve se i mbështesin kërkesat e tyre për liri më të mëdha ekonomike dhe politike.