E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brian Berg mjeshtër i kullave prej letre

Amerikani Brian Berg me vite merret vetëm me një zanat – krijimin e kullave prej letre dhe me siguri është njëri prej më të mirëve në “zanatin e tij”. Kullën e parë prej letre e krijoi kur ishte tetë vjeçar, ndërsa sot 37 vjeç mban rekordin në krijimin e kullës më të madhe prej letrave të ndërtuar ndonjëherë.

Instilacionet e veta Berg i ka ekspozuar nëpër qytetet e SHBA-ve, ndërsa u bë i famshëm me ndërtimin e kullës tetë metra të lartë me 1.060 palë letra.

Amerikani nga letrat krijon replika të pallateve të njohura në botë. Thotë se i ndodhë rrallë që t’i rrëzohet kulla. “Kjo është forma ime e arkitekturës. Për shkak të gjeometrisë strukturale dhe peshës së letrave kullat janë shumë të forta dhe stabile”, tha Berg për Daily Mail.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›