Remixi i Putinit hit në diskotekat ruse
Kryeministri i Rusisë mahniti aq shumë me performancën e këngës klasike të Fats Domino “Blueberry Hill” gjatë një mbrëmje humanitare vitin e kaluar sa që njëri prej DJ-ve më të mirë në Rusi, Andrej Shirman, i njohur si DJ Smash, vendosi të bëjë një remix i cili po i “kallë” diskotekat ruse.
“Mu duk qesharake kur pashë videon në internet dhe vendosa ta bëjë remix muzikën. E kam bërë këtë për një ditë”, tha DJ Smash për AFP. Ai tha se ky remix është bërë i popullarizuar nëpër diskoteka dhe klube nëpër Rusi.
Kryeministri Vladimir Putin e këndoi këngën gjatë një mbrëmje humanitare vitin e kaluar në St. Petersburg, ndërsa në këtë darkë ishin edhe shumë personalitete të njohura si Monica Belluci, Sharon Stone dhe Kevin Costner.