Brigitte Bardot, e shqetësuar për qentë në Kosovë
Aktorja e famshme franceze, Brigitte Bardot, është shfaqur e shqetësuar për situatën e qenve në kryeqytetin kosovar, Prishtinë. Ajo i ka bërë thirrje komandantit të KFOR-it Erhrad Buhler që të ndalë masakrën e qenve në Prishtinë, duke qenë se autoritetet e këtij qyteti janë duke vrarë qentë që qarkullojnë në qytet. Bardot e kishte bërë një apel të tillë edhe gjatë vitit 2007.