Fëmijët s’ia kuptojnë punën
Nga Express më 13 maj 2011 në ora 13:54
Aktori Johnny Depp është duke vuajtur për t’ua shpjeguar fëmijëve se si i fiton ai paratë.
Aktori – i cili ka dy fëmijë me partneren e tij Vanessa Paradis — ka thënë se një ndër momentet më të çmendura për të është që t’ua shpjegojë fëmijëve punën që bën në filma.
“Mendoj se kam bërë shumë gjëra në jetën time, që kanë pas edhe ndikim tek unë, por kurrë nuk kam munduar se do ta kem kaq të vështirë t’ua shpjegoj atyre punën”, tha aktori i Pirates of the Caribbean.