E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ngadhënjimi 1453" thyen rekorde

Filmi që trajton ngadhënjimin e Stambollit prej Sulltan Mehmet Ngadhënjimtarit u shfaq në Evropë në një mbrëmje premierë në qytetin Koln të Gjermanisë, njoftojnë mediat turke.

Në premierën e organizuar në qytetin Koln të Gjermanisë për filmin "Ngadhënjimi 1453", turqit e Evropës treguan një interes të madh. Filmi për të cilin janë shpenzuar 17 milionë dollar, është edhe filmi me buxhetin më të madh në historinë e kinematografisë së Turqisë

. Aktorët dhe regjisori filmin e panë së bashku me kinemadashësit në kinemanë Cinedom të Kolnit.

Ekipi i filmit hyri në kinema duke kaluar nga qilimi i kuq nën shoqërinë e duartrokitjeve dhe brohoritjeve të spektatorëve. "Ngadhënjimi 1453" u shfaq njëkohësisht në katër salla të ndryshme të kinemasë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›