E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungeses se vendparkimeve ne Tirane ende nuk i eshte dhene nje zgjidhje

Parkimi në Tiranë vazhdon të jetë problem shqetësues për të gjithë ata që drejtojnë një automjet. Vendparkimet publike me apo pa pagesë janë të pamjaftueshme për të përballuar numrin e madh të mjeteve që qarkullojnë në kryeqytet. Sikur të mos mjaftojë kjo situatë e pandryshueshme çdo ditë të javës, këto vendparkime janë zaptuar nga biznezet përballë tyre. Shenjat treguese janë mjete rrethanore, si karrige, arka, kuti dhe gjithçka tjetër që mund ta shohin si të arsyeshme pronarët e dyqaneve apo restoranteve. Ndonëse janë kryer disa aksione nga policia bashkiake për lirimin e këtyre hapësirave publike, sërish situate është e njëjtë: mision i pamundur për të parkuar një makinë nga njëra anë dhe përfitues të kundraligjshëm të parkingjeve nga ana tjetër. Tashmë pas pasyqyrimit për të disatën herë të këtij problemi të vjetër dhe ende pa zgjidhje, Tirana ka mbetur i vetmi kryeqytet në Europë që nuk ka një parkim public për makinat. Me e keqja nuk është kjo, por fenomeni i parkimit të rrëmujshëm që është shndrruar në normalitet jo vetëm për qytetarët, por edhe per drejtuesit e pushtetit vendor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›