E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosove dy shperthime trondisin Zvecanin

Dy shperthime te fuqishme te ndodhura gjate nates kane tronditur banoret e qytezes se Zvecanit ne Kosove.

Sipas raportimeve te mediave kosovare shperthimet kane ndodhur ne shtepine e nje gazetari serb dhe ne lokalin e nje banori tjeter me kombesi te njejte.

Sipas burimeve gazetari serb eshte kryeredaktori i Radio Mitrovica Casllav Milisavlevic ndersa lokali i sulmuar i perket familjes Stojkovic.

Burimet njoftojne se dy shperthimet per fat te mire nuk kane shkaktuar viktima por vetem deme materiale.

Shtepia e gazetarit Casllav Milisavlevic eshte sulmuar po me eksploziv edhe disa muaj me pare shtojne me tej burimet.

Zvecani eshte nje zone e banuar teresisht nga popullsi serbe pervec nje bukepjekesi shqiptar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›