E Diel, 1 Nëntor 2026

LDK Doreheqja e Sejdiut akt i larte moral

Kryesia e partise Lidhja Demokratike e Kosoves ne mbledhjen e sotme te saj e ka vleresuar si nje akt te larte moral vendimin e Fatmir Sejdiut per te dhene doreheqjen nga posti i presidentit.

Doreheqja e presidentit Sejdiu eshte nje akt i sakrifices se tij per interesat madhore te Republikes se Kosoves dhe qytetareve te saj perkrahjen e te cileve ai e ka pasur gjithmone thuhet ne nje komunikate.

Sipas kryesise se LDK-se Sejdiu gjate gjithe kohes qe ka udhehequr vendin ka punuar me nje urtesi dhe perkushtim te jashtezakonshem.

Megjithese Sejdiu ka marre vetem nje njoftim nga Gjykata Kushtetuese dhe jo aktgjykimin e saj ai dha doreheqjen duke deshmuar perkushtimin e tij per shtetin e Kosoves dhe te ardhmen euro-atlantike te tij thuhet me tej ne komunikate.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›