Britani, Hogan Howe në krye të Scotland Yard

Ministri i Brendshëm i Britanisë së Madhe, ka emëruar Bernard Hogan-Howe në krye të Scotland Yard. Emërimi vjen rreth 2 muaj pas dorëheqjes së Paul Stephenson, i cili u largua nga posti për shkak të skandalit të përgjimeve nga gazeta News of the World.
Sipas analistëve Hogan-Howe, e merr detyrën në një prej momenteve më të vështira për policinë britanike.
Scotland Yard është vënë në qendër të kritikave për një varg ngjarjes. Më e fundit është ajo e keqmenaxhimit të trazirave të shpërthyera në Londër gjatë muajit të kaluar .