Islami, një prej parimeve të ligjeve të Libisë së re

"Islami do të jetë një prej parimeve të ligjeve të Libisë së re". Deklaratën e ka bërë numri një i Këshillit Kombëtar të Tranzicionit Moustapha Abdel Jalil, gjatë fjalimit të parë në Sheshin e Martirëve në Tripoli. Jalil ndodhet për hërë të parë në Tripoli që nga nisja e revolucionit të 17 shkurtit.
Rebelët kundërshtarë të Muamar Gaddafit nisën rreth 6 muaj më parë operacionet kundër regjimit të kolonelit.
Pas marrjes në kontroll të Tripolit, lideri i LIbisë është larguar dhe aktualisht është shpallur në kërkim.