Britani, Parlamenti mocion kundër blerjes së “BskyB”

Parlamenti i Britanisë pritet të mbështesë sot mocionin i cili kundërshton blerjen e kanalit televiziv "BSkyB" nga Rupert Mërdok. Shkak për këtë është bërë skandali i cili e lidh Mërdokun me përgjimet e telefonave nga një gazetë e tij.
Por, të dy partitë e koalicionit qeverisës në Britani, kanë deklaruar se ato do ta mbështesin mocionin, lëvizje kjo që reflekton indinjatën publike lidhur me skandalin.
Reflektimi i këtij skandali kërcënon të përhapet edhe në Shtetet e Bashkuara, ku është baza e perandorisë mediatike të Rupert Mërdokut, News Corp, që përfshinë mediat shumë të njohura në Shtetet e Bashkuara, siç janë Wall Street Journal, New York Post dhe Fox Broadcasting.
Senatori amerikan, Xhon Rokfeller, ka bërë thirrje për një hetim për të përcaktuar nëse kompania "News Corp" ka shkelur ndonjë ligj të Shteteve të Bashkuara.