E Shtunë, 31 Tetor 2026

FMN kërkon nga Italia uljen e deficitit publik

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka kërkuar që Italia të marrë masa më të vendosura për reduktimin e borxhit shtetëror. “Deficiti buxhetor italian duhet të zbresë deri në vitin 2012, nën 3 %-shin e prodhimit të brendshëm bruto”, kërkoi FMN-ja në raportin e saj më të fundit për këtë vit. “Aktualisht deficiti italian arrin vlerën e 4,6%.

Ka shenja rimëkëmbjeje të ekonomisë italiane, të nxitura këto nga eksporti, megjithatë borxhi publik mbetet tepër i lartë dhe rritja ekonomike e kufizuar”, thekson FMN.

Edhe Italia në ditët e fundit u vendos në qendër të diskutimit europian. Ministrat e Financave të BE-së, ranë dakord të pengojnë me çdo kusht shtrirjen e krizës ekonomike në ekonominë e tretë më të madhe brenda Europës. Një samit i posaçëm i krerëve dhe kryeministrave të shteteve evropiane lidhur me përhapjen e krizës së borxheve pritet të zhvillohet brenda kësaj jave.

Dy ditë më parë krerët e Bashkimit Europian dhe Bankës Qendrore Europiane u takuan në Bruksel për të shqyrëtuar lëvizjet e fundit negative në tregjet financiare, duke qenë se tregjet financiare boterore janë shqetësuar për shkak të lajmeve jo të mira nga Italia. Një zëdhënës i kryeministrit Silvio Berlusconi, tha se ata do të përpiqen të dëshmojnë se reagimet e tregjeve janë të përshpejtuara dhe se italia nuk do te preket nga kriza.

Ndërsa mediat raportojnë për mundësinë e ngritjes së shumës në të ashtuquajturën paketë të shpëtimit në gjithsej 1,5 bilionë euro.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›