Britani/ Zyrtarizohen 8 kandidatët në garën për të pasuar Boris Johnson

Janë tetë persona gjithsej në garë për udhëheqjen e Partisë Konservatore të Britanisë , pasi Boris Johnson dha dorëheqjen dhe i hapi rrugën pasardhësve të tij si në “timonin” e konservatorëve dhe në postin e kryeministrit.
Ish- sekretari i shëndetësisë i Britanisë, Sajid Javid dhe Riman Chisti nuk arritën të sigurojnë 20 nënshkrimet e nevojshme nga deputetët e partisë përpara afatit të së martës dhe u larguan nga gara.
Tetë kandidatëve tani do t’u duhet të sigurojnë të paktën 30 vota të deputetëve konservatorë të mërkurën në mbrëmje, në raundin e parë të votimit.
Procesi do të vazhdojnë derisa të mbeten dy kandidatë në finale për drejtimin e partisë, që llogaritet të jetë në fillim të javës së ardhshme. 21 korriku është afati për zgjedhjen e kryeministrit të ri të Britanisë.
Kandidatët në garën për të pasuar Boris Johnson janë: Kemi Beidenoch, Suella Braverman, Jeremy Hunt, Penny Mordot, Rishi Sunak, Tom Tugendhat, Liz Truss dhe Nadeem Zahawi./ CNN.gr
/rtsh.al/