E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani aksion per kapjen e shqiptareve

Organizata bamirese britanike, Krimestopers ne partneritet me Agjencine per krim te organizuar SOCA dhe Sherbimin policor britanik, kane evidentuar dhe vene ne kerkim 17 persona, qe kerkohen per nje sere krimesh te renda. Ajo qe bie ne sy eshte se midis te kerkuarve renditen dhe 8 shqiptare, mbi te cilet rendojne nje sere akuzash te renda kriminale. Te kerkuarit shqiptare ne kete liste jane: Gentian Doda, 30 vjec, i kerkuar per dy vrasje me motive hakmarrje, Durim Gremcaj 35 vjec, Agim Kabashi 39 vjec dhe Xhevat Kaca 33 vjec te akuzuar per krime seksuale, Sherif Murati 41 vjec, i kerkuar per vrasje, Nikolla Naci 44 vjec i kerkuar per perdorimin e armeve dhe eksploziveve si dhe trafik droge, Dritan Shkurti 33 vjec, i kerkuar per vrasje dhe Shaqir Ziko 27 vjec, i kerkuar per vjedhje me arme. Me i spikaturi nder emrat e shqiptareve eshte Agim Kabashi i cili duket se drejton dhe nje rrjet te prostitucionit europian.
Ndersa te kerkurit e tjere jane gjithashtu nga Europa lindore, nga Polonia, Hungaria, Gjeorgjia e Lituania.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›