Vriten 4 ushtare te NATO-s ne Afganistan
4 ushtare te NATO-s kane humbur jeten ne dy sulme te ndryshme me bomba ne Afganistan. Sulmi i pare fillmisht ka ndodhur ne provincen Vardak, ndersa tjetri ne nje rajon ne pjesen veriore te kryeqytetit Kabul. Nga te dhenat mesohet se ushtaret jane me kombesi amerikane. Me vrasjet e fundit numri ushtareve amerikane qe kane humbur jeten qe nga fillimi i konfliktit ka shkuar ne 3 mije. Edhe pse Shtetet e Bashkuara kane shtuar trupat, situata ne kete rajon vazhdon te jete e kaotike. Nderkohe rezistenca e rebeleve talebane ngelet nje sfide e veshtire per operacionin ISAF.