E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama optimist per nje marreveshje paqe ne Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan Barak Obama gjate nje interviste per gjigandin mediatik BIBISI, eshte shprehur optimist per arritjen e nje marreveshje per paqe ne Lindjen e Mesme. Presidenti argumentoi se zgjidhja e vetme per kete rajon te trazuar, ngelet krijimi i nje shteti palestinez, i cili do te jete ne favor te vetem te tyre , por edhe ne favor te Izraelit. Me tej numri nje i Shtepise se Bardhe foli edhe per Iranin duke theksuar se megjithse mosmarreveshjet ende vazhdojne, pret nje dnryshim te kursit te Teheranit muajt e fundit te ketij viti. Obama theksoi se menyra per tu riafruar me vendet pakenaqura arabe pas presidences Bush, eshte dialogu direkt. Intervista e presidentit vjen 2 dite para fillimit te turit , ne Lindjen e Mesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›