Britani asistence sociale me pune vullnetare

Refuzimi i punes se dhene nga qendrat e punes Job Centres do te thote nderprerje e asistences sociale per tre muaj. Nese kjo perseritet per te dyten here parate e asistences nderpriten per 6 muaj. E nese e njejta gje perseritet per te treten here atehere asistenca sociale hiqet per tre vjet.
Gjithashtu asistenca do tu nderpritet edhe atyre te cilet refuzojne te kryejne pune vullnetare ne komunitet qe ka si qellim edukimin e personave te cilet per shume vite jetotojne me ato pak para te dhena nga shteti.
Ne punen vullnetare parashikohet pastrimi i rrugeve grumbullimi i mbeturinave rregullimi i parqeve apo pastrimi i mureve te mbushura me grafite.
Sipas statisikave 15 milion persona ne Britanine e Madhe jetojne me 64 sterlina ne jave te dhena nga shteti.
Kryeministri David Cameron tha se keto masa do te detyrojne heqjen dore nga ndihmat sociale te atyre mijera personave te cilet jetojne nga taksat e paguara nga ata mijera te tjere qe jane ne marredhenie pune.
Mesazhi eshte mese i qarte. Nese ekzistojne mundesite e punesimit atehere opsioni i te jetuarit me asistence sociale nuk eshte me nje opsion ka theksuar Cameron.
Keto masa jane cilesuar si me te ashprat ne sistemin e ndihmave sociale te cilat prekin edhe mijera emigrante shqiptare me te drejte qendrimi ne Britani te cilet jane te papune.