E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kolera Haiti ne alarm

Autoritetet shendetesore dhe organizata te ndryshme humanitare ne Haiti dhane alarmin per perhapjen ne permasa masive te epidemise se koleres ne kryeqytetin vendas Port au Prince.

Sipas te dhenave zyrtare me shume se 80 persona gjeten vdekjen nga semundja ngjitese vetem ne 24 oret e fundit ne vend duke ccuar numrin total te viktimave ne 724.

Por organizma te ndryshme humanitare ne vend shprehen se numri i viktimave eshte me i larte pasi dhjetra persona qe kane gjetur vdekjen sipas tyre nuk jane paraqitur me pare per diagnostikim.

Nderkohe autoritetet shendetesore njoftojne se 6 nga 10 rajonet e vendit kane raportuar raste te koleres.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›