E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, dhunohet zyra e liderit të opozitës

Polica britanike ka filluar hetimet, pasi zyra në Parlamentin Britanik e udhëheqësit të opozitës laburiste, Ed Miliband është dhunuar.

Nga informacionet e para mësohet se një zyrtar i stafit të udhëheqësit të opozitës e ka gjetur derën të shyer, por nuk është e qartë nëse mungon gjë nga dhoma e cila ndodhet në katin e tretë të ndërtesës.

Eksperet kriminalistike të policisë janë duke kontrolluar të gjitha dhomat për gjetjen e provave, ndërkohë që zyrtarët e opozitës janë duke kontrolluar, nëse mungojnë ose janë marrë dokumenta të rëndësishme nga zyra e udhëheqësit të opozitës.

Udhëheqësi i laburistevë të opozitës, Ed Milinband, nuk ka qenë në Londër në kohën e incidentit të supozuar, pasi ishte duke marre pjesë në një konferencë të Partisë Laburiste në Anglinë Qëndrore.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›