Gjermania voton sot për presidentin

Gjermania do të votojë sot presidentin e ri. Joakim Gauk thuhet se ka mbështetje të mjaftueshme nga ligjvënësit e koalicionit në pushtet për t`u zgjedhur në krye të postit.
Gauk, 72-vjeç, ka qenë aktivist për të drejtat e njeriut dhe është shquar për rolin e tij në rrëzimin e regjimit komunist në Gjermaninë Lindore.
Ai pason ish-presidentin Kristian Vulf, i cili ka dhënë dorëheqjen për shkak të akuzave për afera korruptive.
Pozicioni i presidentit në Gjermani, megjithatë, është kryesisht një post formal.