E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irak, lirohet një ish ushtar amerikan i mbajtur peng

Një grup ushtarësh, besnik i klerikut irakian shiit, Moqtada al-Sadr kanë deklaruar  se ka liruar një ish ushtar amerikan, pasi u mbajt peng për më shumë se nëntë muaj dhe ia kanë dorëzuar misionit të Kombeve të Bashkuara në Irak.

Amerikani i identifikuar si Randy Michael Hultz, u paraqit në televizionin irakian me dy ligjvënës nga lëvizja e Sadrit. Një prej ligjvënësvee, Maha al-Douri, tha se Hultz u lirua pa ndonjë kompensim. Ajo e quajti lirimin e tij “dhuratë për familjen” dhe “për të treguar fytyrën e vërtetë të isalmit”.

Hultz tha një një konferencë të organizuar me shpejt e shpejt jashtë zonës së gjelbër të Bagdatit se ishte dërguar në Irak në vitin 2003 dhe kishte shërbyer si ushtar atje për 15 muaj. Ai tha se mbeti në Irak me shërbime civile deri kur u rëmbye në qershor të 2011 nga elementë të Brigadës së Ditës së Premtuar, një degë e ushtrisë Mahdi që është nën kontrollin e klerikut anti amerikan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›