Britani e Madhe, 3 të vdekur nga rrëzimi i një avioni në detin e veriut
LONDËR- Të paktën tre persona mbetën të vdekur sot dhe një rezulton i zhdukur nga një aksident me një helikopter në Detin e Veriut, që transportonte punonjës, të cilët punonin në platformat e naftës, bëri të ditur policia skoceze në një komunikatë.
"Tre trupa të pajetë janë gjetur dhe një person raportohet i zhdukur", theksoi policia skoceze.
Një bilanc i mëparshëm njoftonte për tre të zhdukur.
Avioni, një "Super Puma L2" i shoqërisë ajrore CHC, që punonte për kompaninë franceze Total, kishte 18 persona në bord, kur humbi kontrollin dhe ra në det.
Helikopteri u larguar nga platforma Borgsten Dolphin dhe u drejtua drejt aeroportit Sumburgh në ishujt Shetland, në veri të Skocisë, kur ndodhi aksidenti rreth tre milje larg destinacionit të tij.
"Mendohet të ketë patur humbje të kontrollit, që u shoqërua me rënien e helikopterit në det pa mundur të kryej ulje të kontrolluar", deklaroi Jim Nicholson, përgjegjës për koordinimin e ndihmës së shpejtë të organizatës RNLI, i specializuar për emergjencat në det.
(d.b/BalkanWeb)