E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria, SHBA-ja dislokon mjete ushtarake në rajon

UASHINGTON- Shtetet e Bashkuara të Amerikës dislokuan mjete ushtarake në rajon, pas akuzave për përdorim të armëve kimike në Siri, bënë të ditur sot burime zyrtare vendase.

Kreu i Pentagonit, Chuck Hagel njoftoi dislokimin e mjeteve ushtarake, në mënyrë që t'i ofrojë "mundësi" presidentit, Barack Obama në qoftë se ai do të jepte urdhrin për një ndërhyrje në Siri.

"Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka përgjegjësinë që t'i ofrojë presidentit të gjitha mundësitë që të përballojë çdo eventualitet", deklaroi Hagel.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›